Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, derisa ka publikuar një fotografi në një avion privat, ka thënë se është rrugës për në Rashkë.
Ai në një postim në Instagram ka shkruar se sot është një ditë e mirë për Serbinë, duke shtuar se “kanë ruajtur paqen dhe kanë marrë garanci për sigurinë dhe mbijetesën e serbëve”.
Vuçiqi ka shkruar se: “Sido që të jetë vendimi i popullit tonë, unë do ta pranoj, do të jem me ta dhe do ta ruajmë unitetin serb”.
“Përsëri rrugës për në Rashkë, ku do të bisedoj me serbët e Kosovës dhe M. Duke ditur se ata, deri në çlirimin përfundimtar, nuk do të kënaqen kurrë me asnjë vendim, me ndërgjegje dhe fytyrë të pastër, shkoj para tyre, i bindur se sot është një ditë e mirë për Serbinë, se kemi ruajtur paqen dhe kemi marrë garanci për sigurinë dhe mbijetesën e serbëve”, ka shkruar ai.