Analisti, Dorajet Imeri ka thënë se barrikadat në veri të Kosovës do të largohen gradualisht në ditët në vazhdim.
Imeri theksoi se këto tri javët e fundit në veri kanë qenë të tensionuara, teksa tha se nga këto tensione dikush do të mund të kishte pasoja të pallogaritshme.
“Këto barrikada do tërhiqen tash mos nesër, ndoshta brenda dy ose tri ditësh sepse janë tri javë ditë kohë kur tensionet kanë qenë të relativisht të larta sepse këto tensione në një veprim të një anshëm nga dikush do të mund të kishte pasoja të pallogaritshme”, tha ai.
Tutje Imeri tha se meqë kishte tensionim të situatës në veri të vendit, e që nuk kishte efekte sipas tij, kjo është krejt një përgatitje për qytetarët që çon drejt një marrëveshje.
“Meqë kishte kaq shumë tension dhe nuk kishte efekte të cilat do të mund të na çonin në situatë tjetër të jashtëzakonshme më shumë të jashtëzakonshme se kaq, konsideroj se projeksioni ka qenë nga jashtë përmes faktorëve të cilat ndoshta do ta përgadisitn njerëzit, palët, qytetarët për të shkruar drejt një marrëveshje”, tha Imeri.
“Këto situata të jashtëzakonshme paraqitja e terrenit si diçka e një situate të pa imagjinueshme krize duket që më shumë është si një farë përgatitje për atë se çfarë na pret në vijim”, shtoi ai.
Më tej, Imeri deklaroi se nëse barrikadat largohen pas lirimit të ish-policit në arrest shtëpiak, Dejan Pantiq kjo tregon që ai ka qenë kusht për largimin e barrikadave, e kjo sipas Imerit tregon që ka një skenar politik.
“Prandaj kam një bindje që barrikadat gradualisht do të largohen dhe se pastaj lirimi i policit në arrest shtëpiak duket që është në shërbim të saj dhe pastaj nëse barrikadat do të largohen nga që ai është liruar kjo tregon që ai ka qenë kusht për largimin e barrikadave dhe kjo tregon që ka një skenar politik prapa saj”, u shpreh Imeri.