​Hoxha: Është dëshmuar paaftësia jonë për ta ndryshuar gjendjen në veri pa ndërkombëtarët

Aktuale

​Hoxha: Është dëshmuar paaftësia jonë për ta ndryshuar gjendjen në veri pa ndërkombëtarët

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 21:18
Ylli Hoxha

Analisti, Ylli Hoxha, ka deklaruar se situata në veri të Kosovës është kthyer në pikën zero. Ai ka thënë se është kuptuar paaftësia e lidershipit kosovar për ta ndryshuar gjendjen në veri pa koordinim ndërkombëtar.

Por sipas tij, nuk ka ndodhur ndonjë gjë e madhe vetëm se është dëshmuar se nuk ka kapacitete për ta ndërruar gjendjen në veri pa leje të ndërkombëtarëve.

“Jemi kthy në situatën zero. Brenda kësaj periudhe është dëshmu paaftësia e lidershipit që të ndryshojë gjendjen në veri me iniciativë vetanake pa koordinim ndërkombëtar.

S’ka ndodhë gjë e madhe…Bindja që ekziston që ta ndryshojmë gjendjen si rezultat i vullnetit tonë, ka tregu që nuk funksionon”, ka thënë ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat