Kryetari i Lidhjes Demokratike të kosovës Lumir Abdixhiku ka takuar përfaqësues të mediave të Kosovës.
Abdixhiku ka thënë se, si formacion i parë demokratik, do të angazhohemi në çdo rol, sot e nesër pa dallim, që fjala e lirë, raportimi i lirë e mendimi kritik të zënë vend qenësor në Kosovë.
“Sonte, organizuam ndejën e fundvitit me media, gazetarë, opinionistë e anëtarë të shoqërisë civile. I falënderova për punën dhe përkushtimin gjatë këtij viti në ndërtimin e një shoqërie demokratike, për të cilën vendi ynë ka aq shumë nevojë. Bindjet e orientimet tona bëhen të parëndësishme në këtë rrugëtim gjithëshoqëror.
Si formacion i parë demokratik, do të angazhohemi në çdo rol, sot e nesër pa dallim, që fjala e lirë, raportimi i lirë e mendimi kritik të zënë vend qenësor në Kosovë. Gëzuar, e punë të mbarë në vitin e ri!”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.