Bislimi optimist se barrikadat hiqen sonte ose nesër

Aktuale

Bislimi optimist se barrikadat hiqen sonte ose nesër

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 22:18
Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se largimi i barrikadave është interes i qytetarëve të katër komunave në veriore.

Kryenegociatori në dialogun me Serbinë  u shpreh optimist se barrikadat do të hiqen sonte ose nesër.

“Jam shumë optimist që barrikadat do të hiqen sot dhe nesër dhe se njerëzit do të kenë një arsye. për të festuar. Ne besojmë se nuk ka arsye për këto tensione, nuk ka arsye për barrikada. Nëse ka qytetarë që shqetësohen për ngjarje të caktuara, një protestë paqësore mund të arrijë shumë më tepër, me shumë më pak përpjekje, sepse qeveria është e gatshme të diskutojë çfarëdo problemi që kanë qytetarët e Kosovës, të cilitdo nacionaliteti”, ka thënë Bislimi në një intervistë për Radio Kim.

Ai më tej tha se Kosova nuk i ka dhënë ultimatum KFOR-it për heqjen e barrikadave. Ai ka thënë se largimi i barrikadave është interes i qytetarëve të katër komunave në veriore.

“Së pari dua t’ju them se ky afat nuk është afat në kuptimin e ultimatumit. Janë dhënë ditë dhe pastaj KFOR-i duhet të përgjigjet brenda atyre ditëve. Afati do të thotë që KFOR-i, si dhe qeveria e Kosova është shumë e interesuar të shohë që barrikadat të hiqen nga ata që i vendosin. Pa pasur nevojë të përdoret forcë nga KFOR-i apo qeveria e Kosovës.”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat