Heshtja e Ramës për tensionet në veri, vjen reagimi i ashpër: Ai i ka lidhjet e forta me Serbinë dhe Vuçiqin, me u ‘kallë’..!

Aktuale

Heshtja e Ramës për tensionet në veri, vjen reagimi i ashpër: Ai i ka lidhjet e forta me Serbinë dhe Vuçiqin, me u ‘kallë’..!

Nga: A.M Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 06:30
Edi Rama dhe Aleksander Vuçiq

Profesori nga Amerika, Binak Maxharraj ka reaguar ashpër ndaj kryeminitrit Edi Rama dhe heshtjes së tij ndaj situatës në veri.

Maxharraj përmes një postimi në Facebook u shpreh në mënyrë ironizuese se edhe me u djegë krejt Kosova Edi Rama nuk ‘luan’ vendi, pasi është mik i Vuçiqit.

“Ai i ka lidhjet më të forta me Serbinë dhe Vuçiqin se me Kosovën, Vjosën dhe Kurtin. Ai është në gjendje ta jap Kosovën e nuk prishet me Serbinë, sespe Edi Kërstaq Rama dhe Aleksandër Vuqiq janë vëllezër”, deklaroi profesori, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Me u kallë krejt Kosova Edi Rama s’luan vendi!

Ushtaraku shqiptaro-amerikan Muharrem Maralusha iu paska drejtuar Edi Rames lidhur me situatën kërcënuese të Veriut të Kosovës nga Serbia duke i thanë:

"Forcat e armatosura të Shqipërisë duhet të jenë në gjendje gatishmërie më të lartë nëse përshkallzohet situata në veri".

E kujt po i drejtohesh miku im?"

E kujt po i fol miku im greko-serbit Edi Kërstaq Rama. Jo bre bacë, jo me i dal tymi, por me u djegë krejt Kosova Edi Kërstaq Rama nuk luan vendi sepse është miku dhe vëllau i Vuçiqit. Ai i ka lidhjet më të forta me Serbinë dhe Vuçiqin se me Kosovën, Vjosën dhe Kurtin.

Ai është në gjendje ta jap Kosovën e nuk prishet me Serbinë, sespe Edi Kërstaq Rama dhe Aleksandër Vuqiq janë vëllezër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat