Gashi komenton dialogun Kosovë-Serbi: Kapiten Albin Kurti, në bankë rezervë janë opozita

Aktuale

Gashi komenton dialogun Kosovë-Serbi: Kapiten Albin Kurti, në bankë rezervë janë opozita

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 19:09
Shkëlzen Gashi

Shkëlzen Gashi, analist, ka shkruar një status, ku ka komentuar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë nëpërmjet futbollit.

Ai ka shkruar se kapiten i Kosovës është Albin Kurti, kryeministër aktual i Kosovës, ndërsa opozita është në bankë rezervë.

“Ndeshje futbolli mes kosovës dhe sërbisë. kapiten i kosovës është albin kurti, kurse i sërbisë aleksandar vučić. në bankën e rezervistëve të kosovës janë përfaqësuesit e partive politike opozitare të kosovës, ndërsa në tribunat e tifozëve të kosovës janë vendosë edhe mbështetësit e partive politike opozitare, përfshi ‘gazetarët’ e ‘analistët’ e tyne.” – shkruan ndër të tjera.

Ai ka pasur edhe një koment për analistët.

“E kur ekipi i kosovës po ka ndonjë shansë të mirë dhe po shënon goll kundër sërbisë, këta tipa po heshtin e po bijnë në depresion.

o njerëz, kuptojeni se kjo sjellje nuk është normale!” – vazhdon Gashi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat