Blerim Vela, Shefi i Kabinetit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osman, ka thënë se përpjekjet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë të papranueshme për të pasi sipas Velës, Vuçiq po tenton që “veprimet e fshehta, dhunën dhe kërcënimin me agresion si normë udhëzuese për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.
“Marrëdhëniet Kosovë-Serbi mund të bazohen vetëm në njohjen reciproke, barazinë dhe reciprocitetin”, ka shkruar Vela.
“Regjimi i Vuçiqit po pretendon rrejshëm se ka një “realitet të ri politik” dhe ligjor në veri Kosovës”.
“Policia dhe institucionet tona po kryejnë detyrat e tyre në të gjithë territorin, përfshirë edhe veriun”, ka shtuar ai.
Ai ka përfunduar duke thënë se barrikadat që ishin vendosur nga strukturat ilegale të Serbisë, janë duke u larguar.