Osmani takon Hovenier, flasin për zhvillimet e fundit në vend

Aktuale

Osmani takon Hovenier, flasin për zhvillimet e fundit në vend

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 19:31
Foto nga takimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar ambasadorin e ShBA-së, Jeffery Hovenier, me të cilin ka diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit dypalësh në vitin 2023.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim të rregullt ambasadorin e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, më te cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në vend.

Takimi u bë i ditur nga Zyra e Presidentes, ku thuhet se Osmani dhe Hovenier kanë diskutuar për mundësitë dhe rëndësinë e intensifikimit të bashkëpunimit bilateral në vitin 2023.

Po ashtu, sipas njoftimit presidentja Osmani ka konfirmuar edhe njëherë përkushtimin e institucioneve të Republikës për koordinim të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat