Driton Tali, ish-këshilltarl i Glauk Konjufcës, ka thënë se me heqjen e barrikadave situata do të përkeqësohet edhe më shumë.
Sipas tij, e mira e gjithë kësaj është “se janë hapur letrat dhe për disa vite është shkurtuar saga Kosovë - Serbi”.
Shkrimi në Facebook:
Situata do të përkeqësohet edhe më shumë. Përgaditinu!
E mira e kësaj hallakame është se janë hapur letrat dhe për disa vite është shkurtuar saga Kosovë - Serbi.
Qeveria duhet ta ruaj gjekëftoftësinë.
Presioni do të rritet, edhe nga faktori ndërkombëtar por edhe nga opozita vendore, u morr vesh për arsye të ndryshme.
Veç mos të harrojmë se Serbia nuk ka front veçse me Kosovën por edhe me Bosnjen dhe Malin e Zi, e qe besa edhe me Kroacinë.
Plus lufta në Ukrainë është duke u zhvilluar në kundërshtim me interesat e saj.
Pra, kryeministri i Kosovës është në pozitë më të mirë se sa ai i Serbisë. Por i duhet durimi dhe gjakëftoftësia
PS: dobësia e Qeverisë është media. Hiqe FB'un kjo qeveri i ka kundër pothuajse të gjitha mediet elektronike të Kosovës dhe ato të Shqipërisë Londineze. E për këtë betejë politike veç FB'u nuk mjafton.