“Barrikadat i ka hequr shteti i Kosovës, sepse një vendimi i gjykatës së Kosovës ia ka plotësuar kërkesat Serbisë”, kështu ka vlerësuar analisti, Astrit Gashi.
Gashi për largimin e barrikadave në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës, ka thënë se barrikadat në veri të Kosovës nuk i ka larguar as qeveria e Kosovës e as KOFR-i, por sipas tij “ një vendimi i Gjykatë së Kosovës i largoi barrikadat nga rruga”.
Tutje, ai ka thënë se ndërkombëtarët nuk bëjnë kërkesa që dikush që akuzohet për terrorizim të lihet i lirë.
“Kërkesa e ndërmjetsuesve ndaj Qeverisë së Kosovës, ka qenë që ish-polici, Dejan Pantiq të mbrohet në arrest shtëpiak”, ka deklaruar Gashi.
Më tej, ai ka thënë se Gjykata ka mundur në mënyrë të pavarur të marrë një vendim që është i kërkuar politikisht.
“Vendimi i gjykatës përputhet me vendimi e kërkuar politikisht, ndërlidhja më thotë kështu, por nuk kam informata se dikush i ka kërkuar gjykatës të bëjë një gjë të tillë, por përkundër kësaj, kryeministrit Albin Kurti është kërkuar një gjë e tillë”, ka theksuar ai.
Sipas Gashit, përgjigjja e Kurti ndaj ndërkombëtarëve kishte qenë se ai nuk ndërhyn në punë e pushtetit të drejtësisë.
“Kërkesa real të Serbisë kanë qenë me të vogla sesa ato që i kanë deklaruar barrikaduesit”.
“Realisht në veri nuk janë hequr barrikadat, por vetëm pengesat në rrugë, veriu është në barrikada ende ndaj institucioneve të Kosovës”, ka përfunduar Gashi.