Austria përshëndet heqjen e barrikadave: Tani duhet angazhim në dialog

Aktuale

Austria përshëndet heqjen e barrikadave: Tani duhet angazhim në dialog

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 22:55
Ilustrim

Ministria e Jashtme austriake, përmes një shkrimi në Twitter ka përshendetur shtensionimin në veri të Kosovës dhe ka bërë thirrje për angazhim ta palëve në dialog i cili prodhon normalizim.

Në një postim në Twitter, ministria austriake deklaroi se nevojitet stabilitet në rajon.

"Ne mirëpresim deeskalimin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës të mundësuar nga BE, SHBA dhe NATO-KFOR. Ne kemi shumë nevojë për stabilitet në rajon, angazhim urgjent dhe konstruktiv të të dyja palëve, si dhe progres real në dialogun për normalizim.

Rrugës për në BE pa pengesa”, thuhet në njoftimin e MSP-së së Austrisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat