I pari politikan që mbron Dejan Pantiqin është Xhavit Haliti: S’ka lidhje me terrorizëm

Aktuale

I pari politikan që mbron Dejan Pantiqin është Xhavit Haliti: S’ka lidhje me terrorizëm

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 23:42
Xhavit Haliti

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka folur për ish-policin serb Dejan Pantiq, ku tha se vendimi për të akuzuar dikë për terrorist u takon organeve tjera, e jo i organeve politike.

Haliti tha se ka pasur ndërhyrje të mëdha se Pantiqi nuk ka lidhje me terrorizmin.

“Vendimi për të akuzuar dikë për terrorist është i organeve tjera dhe jo i organeve politike sepse gjykata vendos për këtë punë. Mendoj se është një vullnet i mirë, nuk i di prapavijat, por e di që ka pasur ndërhyrje të mëdha se Pantiqi nuk ka lidhje me terrorizmin. Është përpjekur edhe njëherë që të ngrihet aktakuzë ndaj tij dhe ka dalur e pasuksesshme”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, në interes të dialogut dhe shtensionimit në veri është bërë mirë që Pantiq është liruar në arrest shtëpiak.

“Unë të dhënat i kam se përveç se një fotografi që është bërë diku afër një barrikade nuk ka diçka veprim tjetër të argumentuar. Në interes të dialogut dhe shtensionimit në veri mendoj që është bërë mirë edhe pse Gjykata është e lirë të kryejë veprimet deri në infinit sepse ai është arrest shtëpie”, tha Haliti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat