Qeveria Kurti është e interesuar për marrëveshje finale, me bazë njohjen reciproke me Serbinë.
Ka deklaruar kështu Adnan Rrustemi, deputet i VV-së.
Ai po ashtu teksa ka folur për marrëveshjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ku tha se një e tillë është antikushtetuese dhe e papranueshme.
“Ne e kuptojmë se ka një marrëveshje të 2013-ës ku përmendet në nivel të parimeve, Asociacioni, sikurse që ka një marrëveshje të 2015 ku operacionalizohet në detaje kjo marrëveshja e 2013. Kushtetuta e Kosovës ka konstatuar që 23 nene ka mospërputhje me Kushtetën e Kosovën. Unë jam këtu për ta mbrojtur funksionalitetin e Kosovës. Angazhohemi përditë për funksionazimin. Ne jemi të gatsheëm për dialog, jemi të interesuar t’i normalizojmë raportet me Serbinë. Pa njohje reciproke, ,s’ka normalizim me Serbinë. Presioni ndërkombëtar duhet të jetë mbi Beograd”, tha deputeti i VV-së.