Rrustemi i VV-së godet PDK-në: Harruan se sa ishin në pushtet koalicionet i bënin në Rashkë

Aktuale

Rrustemi i VV-së godet PDK-në: Harruan se sa ishin në pushtet koalicionet i bënin në Rashkë

Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 00:38
Adnan Rrustemi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës ka harrur që në Rashkë i ka bërë koalicionet sa qeveriste me vendin, aty ku Vuçiq u takua me përfaqësuesit serbë të Kosovës.

Deklarata e Rrustemit, erdhi pasi që PDK-ja ka thënë se VV-ja ka bërë marrëveshje të fshehtë me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për heqjen e barrikadave.

“PDK-ja teksa na kritioknte, ka harruar që Rashkë i bënin koalicionet. PAN-i aty i bënte koalicionet. Hallin e kam te interesat e përgjithshme. Jemi në proces të dialogut me një fazë finale, intenzive të kufizuar në kohë, deri në mars të vitit të ardhshëm, ku palët synojnë të nxjerrin më të mirën për vendin.

Edhe Kosova po bën këtë. Këtu na duhet mbështetje nga opozita në kuptimin e synimeve të shteti të Kosovës. Do të doja unitet, qëndrim unik me Serbinë. Por, jo kërkesa më të ulëta sesa Qeveria vetë. Sepse po e dobëson pozicionin e Kosovës”, tha Rrustemi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat