Rrustemi për ndryshimin e masës ndaj Pantiqit: Pengesat s’duhej të ishin arsye për këtë vendim

Aktuale

Rrustemi për ndryshimin e masës ndaj Pantiqit: Pengesat s’duhej të ishin arsye për këtë vendim

Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 00:46
Dejan Pantiq

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka folur rreth vendimit për ndryshimin e masës  së arrestit ndaj ish-policit serb Dejan Pantiq të arrestuar nën dyshimet për organizim të sulmeve në zyrat e KQZ-së në veri të vendit.

Rrustemi, ka thënë se nuk ka asnjë dilemë se përse ai është i habitur për vendimin e drejtësisë, nëse i referohemi peshës së veprës penale dhe rreziqeve që mund të ndikoj ky vendim duke theksuar; ndikimin tek dëshmitarët, asgjësimin e provave, arratisjen etj.

“S ka asnjë dilemë  që unë jam i habitur me vendimin e gjyqtarit të rastit duke pasur parasysh peshën e veprës penale për të cilën dyshohet, si terrorizëm, sulm ndaj rendit kushtetues, sulm ndaj pronës publike e në rastin konkret të zyrave të KQZ-së në veri. Por kur e sheh kodin e procedurës penale ku masa e paraburgimit është masë e cila vjen si rrjedhojë e vlerësimit të rrethanave ku i dyshuar për veprën penale ka rrezik që të arratiset, të ndikojë tek dëshmitarët t’i asgjësoj provat, pra kur i sheh këto habitesh me vendimin. E lexova edhe vendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake edhe arsyetimi i vendimit por edhe i prokurorit më shumë janë fakte për të mos i shqiptuar masën e arrestit shtëpiak por për ta mbajtur në paraburgim, sido që të jetë në raport politik është e rëndësishme të përmendet se hetimet po vazhdojnë.”, ka thënë Rrustemi.

Tutje Rrusrtemi ka komentuar edhe pengesat për ta sjellur në ndonjërën nga qendrat e paraburgimit të burgosurin Pantiq.

“Ka pasur pengesa, ne kemi qenë të interesuar për ta sjellë në paraburgim, një kërkesë e tillë i është bërë edhe EULEX-it, por kjo nuk do duhej të ishte arsyetim për të nxjerrë një vendim të tillë.”, deklaroi Rrustemi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat