Sulmohet nga persona të maskuar një person në Leposaviq, ia hoqën edhe targat

Aktuale

Sulmohet nga persona të maskuar një person në Leposaviq, ia hoqën edhe targat

Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 10:26
Ilustrim

Një qytetar në Leposaviq është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar të maskuar.

Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se i njëjti ka raportuar se të njëjtit persona i kanë hequr edhe targat e veturës.

“Leposaviq 28.12.2022 – 00:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar të maskuar, ku të njëjtit i kanë hequr edhe targat e veturës së tij”, thuhet aty.

Rasti është duke u hetuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat