Haradinaj në Ditën e Veteranit: Sakrifica juaj gjatë çlirimit do të nderohet gjithmonë

Aktuale

Haradinaj në Ditën e Veteranit: Sakrifica juaj gjatë çlirimit do të nderohet gjithmonë

Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 10:53
Ai publikuar një fotografi me bashkëluftëtarët e tij gjatë kohës së luftës.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në Ditën e Veteranit ka uruar gjithë bashkëluftëtarët.

Haradinaj thotë se shërbimi dhe sakrifica e veteranëve gjatë çlirimit do të mbahet mend dhe do të nderohet gjithmonë.

Ai po ashtu ka uruar këtë datë duke publikuar një fotografi me bashkëluftëtarët e tij gjatë kohës së luftës.

“Të dashur bashkëluftëtarë, urime Dita e Veteranit, ditë krenarie e lavdie. Shërbimi dhe sakrifica juaj gjatë çlirimit të vendit do të mbahet mend dhe nderohet gjithmonë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat