Policia e bllokon rrugën para kufirit në Jarinjë

Aktuale

Policia e bllokon rrugën para kufirit në Jarinjë

Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 11:50
Policia

Policia e Kosovës e ka bllokuar rrugën afër pikës kufitare në Jarinjë.

T7 po qëndron atje, prej ku raporton se rruga është bllokuar derisa të merret vendimi për hapjen e kësaj pike kufitare dhe se pastaj rruga do të lëshohet për qarkullim.

Ndryshe, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur sot se pikat kufitare në Jarinë dhe Bërnjak, vazhdojnë të jenë të mbyllura.

QKMK njofton se në pikat tjerat kufitare nuk ka pritje të gjata, as në hyrje të Kosovës, e as në dalje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat