Rritet numri i rasteve me Covid-19 në Kosovë

Aktuale

Rritet numri i rasteve me Covid-19 në Kosovë

Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 12:25
Foto ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 12 raste pozitive me COVID-19.

Sipas njoftimit, një ditë më parë janë shënuar 10 raste pozitive.

Të shëruar në 24 orët e fundit nga koronavirusi janë pesë persona.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 70 testime për COVID-19.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat