Murati, veteranëve të UÇK-së: Mos u dëshpëroni nga fjalët dhe diskursi politik

Aktuale

Murati, veteranëve të UÇK-së: Mos u dëshpëroni nga fjalët dhe diskursi politik

Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 14:35
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, në Ditën e Veteranit, ka shkruar se lufta e Ushtrisë Çlirimtare është lëvizja më e lavdishme, që rezultoi me çlirim dhe pavarësi të Kosovës.

Ai u është drejtuar veteranëve të luftës së UÇK-së, duke u thënë se nuk duhet të dëshpërohen nga “fjalët dhe diskursi afatshkurtër politik”.

Murati ditën e sotme ia ka uruar veçanërisht njërit prej komandantëve të UÇK-së, Sali Mustafës, i cili para disa ditësh u dënua me 26 vjet burgim nga Gjykata në Hagë.

Shkrimi i plotë i Muratit:

Lufta e UÇK-së është përmbyllja më e lavdishme dhe e dinjitetshme e luftës për liri të të gjithë shqiptarëve që rezultoi me çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës. Sot është Dita e Veteranit dhe të gjithë veteranët e UÇK-së duhet të jenë krenar që kanë qenë në kohën dhe vendin e duhur në anën më të ndritshme të historisë sonë. Asnjëherë nuk duhet dëshpëruar nga fjalët dhe diskursi afatshkurtër politik sepse në planin afatgjatë nuk ka kush që e lëviz këtë luftë dhe UÇK-në nga pediestali më i lartë i historisë kombëtare dhe asaj të njerëzimit. Sot ndër të tjera i kujtojmë shokët e udhëheqësit e UÇK-së që padrejtësisht po mbahen në Hagë. Personalisht këtë ditë dua t’ia uroj shokut tim, luftëtarit të lirisë Sali Mustafës, komandant Calit e i cili jo vetëm këto ditë feste, por çdo ditë në Kosovën e lirë për të cilën ai dha gjithçka, po na mungon shumë. Urime Cal ty dhe shokëve të tjerë në Hagë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat