Pozhari i del në mbrojtje Kurtit, ‘godet’ opozitën: O pakurrizorë, jeni veç tuxharë të lirisë..!

Aktuale

Pozhari i del në mbrojtje Kurtit, ‘godet’ opozitën: O pakurrizorë, jeni veç tuxharë të lirisë..!

Nga: A.M Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 16:17
Analisti Xhevdet Pozhari dhe Albin Kurti

Analisti Xhevdet Pozhari ka reaguar ashpër pas qëndrimeve kritikuese të partive opozitare ndaj kryeministrit Kurti dhe zhvillimeve të fundit të veri.

Ai përmes një shkrimi ironizoi me kundërshtarët e Kurtit që thonin se kryeministri duhet ta dëgjojë Amerikën.

“O pakurrizorë, koncentrohuni – a me e ngu, a jo?

A guxoni me e thanë ndonjë fjali që ambasada e SHBA e ka përshëndetur vendimin mos të ndiqen barrikaduesit dhe bllokuesit në veri?

Jo, kurrë! Se edhe ambasada, edhe zogjtë e dijnë se juve s’ju kërcet për veriun. Me pas qenë ndryshe, nuk do të ishte në këtë gjendje”, deklaroi Pozhari, përcjell “Bota sot”.

Ndër të tjera, tha se “përballë Serbisë, unë jam veç një prej ushtarëve të kryeministrit të shtetit tim. Asgjë më shumë, as më pak!”

Shkrimi i plotë

E gjykojnë Albin Kurtin këta që thoshin se duhet me e “ngu Amerikën”!

O pakurrizorë, koncentrohuni – a me e ngu, a jo?

A guxoni me e thanë ndonjë fjali që ambasada e SHBA e ka përshëndetur vendimin mos të ndiqen barrikaduesit dhe bllokuesit në veri?

Jo, kurrë! Se edhe ambasada, edhe zogjtë e dijnë se juve s’ju kërcet për veriun. Me pas qenë ndryshe, nuk do të ishte në këtë gjendje.

Ju doni veç pushtet, me çdo kusht. Siç edhe e keni dëshmu tu themelu Asocicacion, tu themelu Gjykatë Speciale, t’u kërku me shkëmby territore…

Albin Kurti veç i ka fituar duart në baltën ku e keni lënë Kosovën, veriun. Në vend se ta ndihmoni, në vend se ta vini gishtin në kokë me mendu se çfarë i keni bë këtij vendi, jeni duke e bë të kundërtën. Dhe, Amerika dhe secili shtet e sheh këtë që jeni veç tuxharë të lirisë të veshur në petkun e politikanit.

Hë, dhe për fund- Serbia nuk hyn në luftë, jo veç pse Rusia sot është shteti më i urryer dhe nuk është në gjendje ta ndihmojë si para luftës në Ukrainë, por edhe ngaqë ekonomia e saj ka rënë përtoke dhe mezi po mbijeton. Edhe ngaqë në veri ka veç civilë serbë. E, ajo është mësuar të vret pleq, gra dhe fëmijë të pambrojtur! Kësaj here e din se i kërcet në kurriz të saj dhe i lan gjynahet e së kaluarës.

Në këtë shtet ka ende njerëz që vdesin për këtë vend. Pavarësisht se lirinë e gëzojnë disa matrapazë, dilingji, pezevengë me kollare.

Përballë Serbisë, unë jam veç një prej ushtarëve të kryeministrit të shtetit tim. Asgjë më shumë, as më pak!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat