Deputeti i PDK-së befason me deklaratën: Pozitës i duhen konsulta me psikiatër dhe psikolog

Aktuale

Deputeti i PDK-së befason me deklaratën: Pozitës i duhen konsulta me psikiatër dhe psikolog

Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 19:10
Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, ka folur në lidhje me debatet dhe temat që janë ballafaquar qytetarët përgjatë gjithë vitit.

Beqa thotë se një pjesë e pozitës kanë nevojë të shkojnë të psikologu, sipas tij, nuk është diçka e keqe.

“Realisht gjatë debateve që i kemi bërë dhe temave, problemeve sfidave që janë ballafaquar  qytetarët gjatë këtij viti, unë konsideroj se pushteti duhet me qenë më vigjilent më funksional dhe më kanë i matur në veprimet që bënë.

Edhe pse e kemi psikiatrin këtu, një pjesë kanë nevojë për me shku te psikologu, nuk është diçka e keqe, unë e mendoj pozitive”, ka thënë Beqa në edicionin festiv të Info Magazine.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat