Kadrijaj: Simbolika e smokave ishte t’i tregojë ministrit Murati se është fëmijë

Aktuale

Kadrijaj: Simbolika e smokave ishte t’i tregojë ministrit Murati se është fëmijë

Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 19:16
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj 

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj në “Info Magazine” në Klan Kosova, e ka sqaruar simbolikën e smokave që ia ka dhënë Ministrit të Financave, Hekuran Murati gjatë një seance në Kuvendin e Kosovës.

Ajo ka thënë se këtë gjë e ka bërë për t’i thënë ministrit se është fëmijë.

“Dhënia e këtyre smokave e çipsave Ministrit të Financave e ka pasur një simbolikë, sepse e kemi lidhur me atë që e ka shajtur UÇK-në, duke thënë që më mirë të kishim paguar ushtarë që të luftojnë, se sa që duhet të paguajmë veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kjo ka qenë simbolika që ti je një fëmijë dhe nuk dinë më shumë edhe më mirë sikur të kishe qëndruar në shtëpi e të haje smoka e çipsa, se sa të vije dhe të prezantoje në Ministër të Republikës së Kosovës”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat