Qysh në moshën 20 vjeçare, me 24 qershor 1998 mori vendimin për të luftuar për lirinë e vendit. Shemsi Jashari, tash 45 vjeç, ish ushtari i UÇK-së, shërbeu në zonën operative të llapit në Podujevë.
Si një prej atyre që dhanë kontributin e çmuar për lirinë e vendit, Jashari përmend disa nga arsyet që e shtynë në atë që të ishte pjesë e UÇK-së.
Tutje, ai tregon momentin se si u tregoi familjarëve për këtë veprim.
“Fillimisht e kanë ditë vetëm vëllai dhe babai…”, tha Jashari.
Ai ende i ka të freskëta kujtimet dhe ndodhitë e asaj kohe, për të cilat flet me krenari, e nganjëherë edhe me mall për shokët
Tani, kur Kosova është një vend i lirë, ai mendon se respekti për veteranët e luftës, megjithatë nuk është në nivelin e dëshiruar
Sipas tij, krejt që kanë nevojë veteranët, nuk janë paratë apo pagesat financiare, por një respekt nga institucionet për kontributin e dhënë
Dita e Veteranit shënohet më 30 dhjetor, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës. Shënimi i kësaj dite është rregulluar sipas ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së.