LDK nuk e ftoi në takimin e fundvitit, Pozhari: Ju paska ngelur hatri për dy - tre kritika! 

Aktuale

LDK nuk e ftoi në takimin e fundvitit, Pozhari: Ju paska ngelur hatri për dy - tre kritika! 

Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 21:19
Analisti Xhevdet Pozhari

Analisti Xhevdet Pozhari, ka shkruar nje status për takimet e fundvitit të partive politike.

Në lidhje me këtë, përmes një postimi në Facebook, Pozhari ka shkruar se nga gjitha partitë vetëm LDK nuk më ka ftuar. 

“Në takimet e fundvitit me gazetarë krejt partitë më thirrën, përveç LDK-së”, ka shkruar Pozhari. 

Postimi i plotë

Në takimet e fundvitit me gazetarë krejt partitë më thirrën, përveç LDK-së!

Ndërmjet veti janë bo copa me karriga, e prapë janë bashku, e këndej ju paska ngelur hatri për dy - tre kritika! 🤣

Urime viti i ri, e ishalla ju bohet Lumiri kryeministër dhe e themeloni Asocicacionin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat