Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli, ka reaguar deklaratave të krerëve të Serbisë që kanë thënë se Kosovës është duke e shfrytëzuar situatën në Ukrainë.
“Sa cinike është Serbia i akuzon të tjerët për shfrytëzimin e “tragjedisë” në Ukrainë ndërkohë që vetë po lavdërohet nga presidenti Rusisë Vladimir Putini”, ka shkruar kryediplomati i Kosovës në Uashington, Dugolli.
Më tej, ai ka thënë se Serbia në mënyrë patetike e është duke e akuzuar Kosovën për raporte e këqij të saj me Perëndimin por sipas diplomatit kosovar, Serbia ka nënshkruar me Rusinë marrëveshje në tokën perëndimore edhe kjo ka qenë ofendim ndaj Perëndimit i cili ka vendosur sanksione kësaj të fundit për agresion që është duke i bërë Ukrainës.
“Nuk është çudi që ende i shohim ata që i kanë zhvilluar katër luftëra në të cilat kanë kryer gjenocidi, në të cilat lidershipi aktual i Serbisë mori pjesë”, ka shkruar Dugolli.
“Nuk ka asnjë ndalim për serbët lokalë të Kosovës që të votojnë në zgjedhje, të protestojnë në mënyrë paqësore ose të përmbushin ndonjë të drejtë të garantuar me kushtetutë, por një realitet krejt tjerë është në Luginën e Preshevës, ku atje me organizim të Beogradit është duke u bërë “spastrimit etnik përmes mjeteve administrative”, ka përfunduar Dugolli.