Dugolli thotë se serbët në veri të Kosovës janë të kërcënuar nga Serbia

Aktuale

Dugolli thotë se serbët në veri të Kosovës janë të kërcënuar nga Serbia

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 00:48
Enver Dugolli

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli ka thënë se qytetarët serbë në veri të Kosovës nuk është se pranojnë të bëhen pjesë e veprimeve të kundërligjshme siç janë bllokimi i rrugëve përmes barrikadave.

Dugolli tha se atje janë strukturat tjera që ndërmorën veprime të nxitura nga Serbia.

Deputeti i Vetëvendosjes thotë se qytetarët serbë në veri janë në një situatë të vështirë, sipas tij, ata për çdo ditë kërcënohen nga Serbia që të dalin nëpër barrikada.

Sipas tij, Qeveria Kurti është e interesuar që t’ua lehtësojë jetën qytetarëve serbë në pjesën veriore.

“Edhe në veri të vendit është evidente se qytetarët e rëndom nuk janë më që qorrazi të binden ndaj urdhrave të Vuçiqit, ndonëse janë në një situatë të vështirë. Ata për çdo ditë janë kërcënuar që të dalin nëpër barrikada. Ne bashkndjejmë me jetën e qytetarëve të thjesht sepse e dimë sepse ata nuk kanë asnjë faj sa i përket barrikadave, është Serbia që po i nxit ca grupe. Qytetarët ne i trajtojmë si gjithë qytetarët e Kosovës dhe jemi të interesuar t’ua lehtësojmë jetën e të bëjmë investime në atë pjesë”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat