Ish-këshilltari i Kadri Veselit, Nijazi Kryeziu, ësht përfshirë ne debatin mes nënkryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitakut dhe zyrtarit të PDK’së, Bujar Cakollit.
Ai përms një postimi në Facebook, ka shkruar se për të gjithë ata që kanë kritika e dilema, Memli Krasniqi si kryetar i PDK-së, ka bërë mirë që në ndejën e mbrëmshme ka thirrur të gjithë pa dallime
“Ne kishim pak ditë më parë mbledhjen e Këshillit Drejtues të partisë, debatet i bëmë aty, vendimet i morrëm aty!PDK ja është dhe mbetet jo përjashtuese, është shtëpi e madhe me dinjitet e me të kaluar zemërgjërë”, ka shkruar Kryeziu.