Pasi nxiti një polemikë në PDK, Gjinovci ironizon: Përçaj dhe sundo

Aktuale

Pasi nxiti një polemikë në PDK, Gjinovci ironizon: Përçaj dhe sundo

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 12:59
Rron Gjinovci

Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, ka reaguar pasi është bërë sebep për nxitjen e një polemike të re në mes të zyrtarëve të PDK-së.

Derisa ka shpërndarë shkrimin për polemiken brenda PDK-së, ai ka ironizuar duke shkruar maksimën e njohur: përçaj dhe sundo.

Pasi nënkryetarja së PDK-së, Vlora Çitaku, ka publikuar një foto me Rron Gjinovcin nga ndeja që kjo parti ka organizua për fundvit me gazetarë, kanë reaguar disa aktivistë të PDK-së, të cilën e kanë kundërshtuar një veprim të tillë.

Sekretari i degës së PDK-së në Prishtinë, Bujar Cakolli, ka shkruar se me tipat si Gjinovci zyrtarët e PDK-së nuk duhet të rrinë.

“Me Rron Gjinovcin edhe tipat si ai, as ne dek as ne drek”, ka shkruar Cakolli.

Kjo ka nxitur një reagim të ashpër të Vlora Çitakut ndaj Cakollit, duke thënë se ai nuk ka ndonjë ndikim në PDK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat