Përgjatë 6 muajve në krye të Presidencës së Bashkimit Evropian, Çekia ka arritur që ta avancojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Për gjithë punën e bërë, presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar kryeministrin çek, Peter Fiala, për “lidershipin e pashoq të Çekisë në ndihmesën që Kosova të lëviz përpara në rrugën evropiane”.
“Duke qenë se Republika e Çekisë përmbyll presidencën e Këshillit Evropian,
Unë dua ta falënderoj kryeministrin Peter Fiala për lidershipin e pashoq të Çekisë në ndihmesën që Kosova të lëviz përpara në rrugën evropiane. Pres ta vazhdojmë bashkëpunimin tonë të shkëlqyeshëm”, ka shkruar Osmani ne Twitter.