Shtatë shenjat e kijametit sipas Kimete Berishës

Aktuale

Shtatë shenjat e kijametit sipas Kimete Berishës

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 15:50
Kimete Berisha

Kimete Berisha përmes një statusi në Facebook ka renditur disa prej shenjave sipas saj të kijametit qe ajo po vëren së fundmi.

Statusi i plotë:

Shtatë shenjat e Kijametit që po i vërej vet:

1. Koha po kalon shpejt.

2. Injorantët po i mbisundojnë të mençurit.

3. Marrëzia u bë modë. 
Institucionet, mediat dhe televizionet u japin famē budallenjëve. 
I mençuri u përjashtua, u izolua, u la në lloç. 

E kanë Institucionalizuar bullizmin, thashethemet, akuzat, ofendimet, mizogjininë, sadizmin, mazohizmin, padijen, llukizmin, pabarazinë. 

Nëse s'dukesh bukur - nuk ekziston. 
Nëse s'je budalla - nuk je interesant. 

4. Paraja u bë zot - Ideali më i madh. 

5. Krejt janë djallëzuar. 
Nuk dihet më kush është Dexhalli. 

6. U zhduk besnikëria. 
Shumica e burrave të rrejnë në sy - pa asnjë zor, shumica e grave vazhdojnë të mbijetojnë duke e aktruar durimin. 

7. Jo rrallë herë u lakmon atyre që kanë shkuar prej këtuhi - e kanë heq gajlen.

P.S. Mrekulli sot është NJERIU NORMAL

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat