Deputeti i AAK-së: Iniciativa mori epilog, punëtorët e viteve të ’90-ta i gëzofshin pensionet

Aktuale

Deputeti i AAK-së: Iniciativa mori epilog, punëtorët e viteve të ’90-ta i gëzofshin pensionet

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 20:08
Deputeti i Kuvendit nga radhët e AAK-së, Shemsedin Dreshaj

Deputeti i Kuvendit nga radhët e AAK-së, Shemsedin Dreshaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me pensionet kontributdhënëse të punëtorëve të viteve të ’90-ta.

Përmes një reagimi në Facebook, Dreshaj ka thënë se kjo ishte iniciativë e AAK-së.

“Urime vitin e ri 2023, qytetar të Kosovës me një lajm të mire!

Inciativa e AAK-së, për korrigjimin e padrejtësisë shumë vjeqare për punëtorët e viteve 90 të cilët sakrifikuan gjithçka për të sotmen, më në fund mori epilog. I gëzofshi pensionet kontributdhënëse.

Kushtetusja foli”, ka shkruar Dreshaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat