Tha se “U humb shans i artë për shkëmbim territoresh”, profesori nga Amerika i reagon ashpër politikanit: Ide e tmerrshme dhe skandaloze

Aktuale

Tha se “U humb shans i artë për shkëmbim territoresh”, profesori nga Amerika i reagon ashpër politikanit: Ide e tmerrshme dhe skandaloze

Nga: N.E. Më: 2 janar 2023 Në ora: 07:46
Aleksander Vuciq dhe Hashim Thaçi

Profesori nga Amerika, Binak Maxharraj, ka komentuar deklaratën e kryetarit të Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, i cili ka thënë se Kosova e ka humbur shansin e artë për shkëmbim territoresh me Serbinë.

Sipas Maxharrjat, kjo është ide shekullore e Serbisë dhe edhe sot e kësaj dite Serbia të gjitha përplasjet i bënë për shkak të veriut, sepse siç thotë Vuçiqi “Veriu i Kosovës është interes nacional i Serbisë, është e jona”.

Tutje, ai e ka konsideruar të çuditshme sesi Murati angazhohet për këtë ide të cilën e ka përkrahur PDK.

“Kryetari i Lëvizjes për Bashkim (LB), Valon Murati, konsideron se Kosova e ka humbur shansin e artë për shkëmbim territoresh me Serbinë.

Kjo është ide shekullore e Serbisë. Edhe sot e kësaj dite Serbia të gjitha përplasjet me Kosovën i benë për shkak të Veriut sepse siç thotë Vuçiq "Veriu i Kosovës është interes nacional i Serbisë, është e jona".

Është e çuditshme se si ky njeri angazhohet për shkëmbimin territorial me Serbinë. Këtë ide e kanë përkrahur edhe lidershipi i PDK më herët, por edhe tash ka zëra brenda saj që e përkrahin këtë ide të Dobrica Qisiqit”, ka thënë Maxharraj.

Image
Binak Maxharraj

Këtë ai e ka quajtur të tmerrshme dhe skandaloze, pasi që Kosova nuk mund ta humb veriun e saj me pasuri përrallore, gjersa ka shtuar se me këtë ide Murati mund të planifikojë të shkojë në PDK.

“Kjo është e tmerrshme, e aq më tepër skandaloze, sepse Kosova me asnjë çmim nuk guxon ta humbë veriun e saj me pasuri përrallore me vlerë 600 miliardë euro që janë barazi sa dy Serbishkoj në PDK, e sa 10 Shqipëria, e qe Kosovës do t’i mjaftonte t’i shfrytëzojë për gjashtë shekuj. Më këtë përkrahje a mos po planifikon që Valon Murati të shkojë në PDK ku ka idhtar të shumët të idesë së tij”, ka përfunduar Maxharraj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat