Profesori Sulejman Mehazi ka thënë pika më e dobët e ministres së Jashtmë të Kosovës, është mos shtimi i njohjeve të Kosovës.
“Pika më e dobët e Ministres së Jashtme të Kosovës, Gërvallës, është se me ardhjen e saj në këtë post të lartë e të rëndësishëm fare nuk i është kundërvënë Serbisë me shtimin e njohjeve të Kosovës nga shtetet tjera të botës”, shkruan ai.
Postimi i plotë:
Pika më e dobët e ministres Gërvalla është mos shtimi i njohjeve të Kosovës
Nëse e përkrahim fuqishëm Shefen e Diplomacis së Kosovës, Donika Gërvallën, nuk do të thotë të mos e kritikojmë aty ku duhet e ku është shumë pasive ndaj Serbisë.
Pika më e dobët e Ministres së Jashtme të Kosovës, Gërvallës, është se me ardhjen e saj në këtë post të lartë e të rëndësishëm fare nuk i është kundërvënë Serbisë me shtimin e njohjeve të Kosovës nga shtetet tjera të botës.
Nëse në agjencinë serbe të lajmeve "Beta", Shefi i Diplomacisë Serbe, Ivica Daçiq, u shpreh, se prioritet i tij i Vitit të Ri, 2023, do jetë tërheqja e njohjeve të Kosovës, pse dhe për Shefen e Diplomacisë së Kosovës, Gërvallën, prioriteti i trefish i 2023 të mos jetë njohja e Kosovës nga shumë vende të botës.
Shkurt e qartë, pika më e dobët e ministres Gërvalla është mos shtimi i njohjeve të Kosovës.