Hoti uron Kroacinë: Presim ditën kur Kosova të bëhet pjesë e familjes evropiane

Aktuale

Hoti uron Kroacinë: Presim ditën kur Kosova të bëhet pjesë e familjes evropiane

Më: 2 janar 2023 Në ora: 15:45
Avdullah Hoti

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka uruar Kroacinë për hyrjen në zonën Shengen dhe futjen e euros në qarkullim, duke thënë se kjo është padyshim e rëndësishme për të gjithë Ballkanin.

Deputeti Hoti ka shkruar në Facebook se pas 27 vitesh të luftës së përgjakshme, kjo është një arritje e madhe.

“Me durim dhe vendosmëri arrihet gjithçka. Me padurim presim ditën kur Kosova të bëhet pjesë e familjes së madhe evropiane dhe aleancës së NATO-s. Angazhimi ynë politik në çdo kohë ka qenë dhe mbetet në funksion të integrimit euro-atlantik të Kosovës, pavarësisht sfidave që na imponohen nga jashtë apo politikës së brendshme që kurthohet kohë pas kohe e na humb kohë të vlefshme”, ka shkruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat