Deputeti i VV-së Haki Abazi ka plasuar sot para ndjekësve të tij në Facebook një shkrim të historianit Jusuf Buxhovi që flet për të majtën shqiptare dhe për Konferencën e Bujanit. Por, ai ka marrë një reagim të fortë kundërshtues nga dikush që s’e priste: Sadri Ramabaja.
Në atë shkrim të ndarë nga Haki Abazi denoncohet e majta shqiptare për mos-bashkimin e Kosovës me Shqipërinë përkundër mbajtjes së Konferencës së Bujanit.
Abazi do të jepte edhe një koment mbi këtë shkrim të Buxhovit: “Vija historike e kundërshtisë që duhet tejkaluar, ndryshe nuk do të ndodhë faktorizimi.”
Por, atij i ka reaguar ashpër analisti dhe anëtari i VV-së, Sadri Ramabaja:
“Një përrallë që edhe ata që kanë njohuri elementare në lëminë e historisë politike, nuk do ta besonin për të mirëqenë!”
Uh!
Si ia ktheu deputet Abazi?
Fillimisht duke ndarë një link për Konferencën e Bujanit. E më pas, edhe duke i thënë këto fjalë: “Histori = tregimi i tij! Tregimi për këtë ngjarje? Tradhtia ka emër?”
Statusi i plotë i Abazit me gjithë komentet: