BE: Situata në veri të Kosovës e brishtë – po vazhdojnë bisedimet me të dy palët

Aktuale

BE: Situata në veri të Kosovës e brishtë – po vazhdojnë bisedimet me të dy palët

Nga: F. B. Më: 3 janar 2023 Në ora: 15:41
BE

Komisioni Evropian konsideron se situata në veriun e Kosovës mbetet e brishtë, Brukseli la luajtur rol aktiv në ngjarjet e fundit në koordinim me ShBA dhe KFOR-in, ka deklaruar zëdhënësja për politikë të jashtme të BE-së Nabila Masrali, shkruan “RTS” transmeton “Bota Sot”.

Masrali ka përsëritur përshëndetjen nga KE të deeskalimit të situatës në Kosovë dhe heqjen e barrikadave që vendosën serbët në veri duke kërkuar lirimin nga arrestimi të bashkëkombësve të tyre.

"Situata me të vërtetë është e brishtë , andaj ne ftojmë në përmbajtje të dy palëve, ashtu që situata të mbetet e qetë dhe të evitohen të gjitha aksionet që mund të kenë potencial për kthimin e dhunës dhe eskalimit", tha Masrali duke shtuar se EULEX do të vazhdoj të përcjell situatën  në Kosovë.

Ajo nënvizoi se ngjarjet e ditëve të fundit anë treguar se “sa e rëndësishme është të ruhet përparimi i pakthyeshëm drejt normalizimit të raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës sipas propozimit evropian, e kjo do të thotë se duhen përmbushur pa shtyrje edhe marrëveshjet e arritura për kthimin e serbëve në institucione dhe formimin e asociacionit të komunave".

Masrali shtoi se NE do të vazhdoj të bisedoj me të dy palët dhe takimet e ardhshe do të paralajmërohen kur për to të vij koha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat