Analisti Skënder Mulliqi në një postim në Facebook ka komentuar qëndrimet e Serbisë ndaj Kosovës.
Ai beson se shteti serb në vazdhimësi po tenton të krijojë kriza të ndryshme që si qëllim kryesish kanë pushtimin e Kosovës.
“Vuçiqi dhe Putini janë dy protagonistët që po e hedhin vallën e luftës. Shfaqja e tyre e turpit me barrikada gjatë u tolerua nga KFOR e EULEX. Pamë një shfaqje miserable, e cila përveç tentimit të okupimit, ishte edhe tentim i ngulfatjes së lirisë”, u shpreh Mulliqi, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Krizat e vazhdueshme janë sigurisht edhe të paparashikueshme. Krizat janë forma të luftës. Edhe kriza në veri të Kosovës, të prodhuara nga strukturat kriminale serbe, grupi kriminal Ëagner i Putinit, dhe regjimi i Beogradit zyrtar, janë kriza të destabilizimit jo vetëm të Kosovës. Krizat serbe kanë për qëllim pushtimin. Krizat e veçmas kjo e fundit më barrikada të luftës, duket se na kanë mësuar shumë më afër më shfaqjen teatrale serbomadhe. Vuçiqi dhe Putini janë dy protagonistët që po e hedhin vallën e luftës. Shfaqja e tyre e turpit me barrikada gjatë u tolerua nga KFOR e EULEX. Pamë një shfaqje miserable, e cila përveç tentimit të okupimit, ishte edhe tentim i ngulfatjes së lirisë. Serbia për të disatën herë me radhë po shpërfaqet si okupatore e territoreve shqiptare, dhe kjo po tolerohet nga BE-ja, e cila ishte dashur rreptë ta ndëshkon atë. Pushteti serb është mbytur në dhunë, e në rrenat historike të tyre. Ky regjim i Vuçiqit është antidemokratik dhe antiperëndimor. Është pushtet i cili po shkon në kahun e kundërt të botës perëndimore. Regjimi pro putinist i Vuçiqit, ishte dashur të izolohet nga bota demokratike, deri në dorëzimin e tij…!