Enver Dugolli për sulmet mbi policinë, gazetarët e KFOR-in: Ata njerëz do të ndiqen nga drejtësia

Aktuale

Enver Dugolli për sulmet mbi policinë, gazetarët e KFOR-in: Ata njerëz do të ndiqen nga drejtësia

Më: 3 janar 2023 Në ora: 19:25
Enver Dugolli

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka thënë se ata që kanë shtënë mbi Policinë e Kosovës, gazetarët, qytetarët e KFOR-in janë njerëz që duhet e do të ndiqen nga drejtësia.

Dugolli tha se Qeveria e Kosovës nuk është e interesuar që me ata njerëz, që sipas tij janë kriminelë, të arrijnë paqe.

“Asnjë lloj marrëveshje nuk ka në lidhje me këtë. Është thënë se gjoja se ekzistojnë lista të persekutimit dhe të ndjekjes së qytetarëve serbë, dhe kjo është mohuar e garantuar se nuk ka lista të tilla”.

“Por, kjo nënkupton që ata njerëz që kanë kryer vepra penale nuk do të ndiqen, ata do të ndiqen sepse kurrkush nuk është mbi ligjin. Kjo nënkupton që të gjithë ata që kanë kryer krime dhe dokumentohen nga organet e drejtësisë se të njëjtit kanë kryer krime, ata do të ndiqen dhe do të përballen me Serbinë”, është shprehur Dugolli në “Info Magazine” në Klan Kosova.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat