Kryetari i Asamblesë së Ipeshkvijve Orotodoksë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kryepeshkopi Elpidoforos, thuhet se i ka nisur një letër sekretarit amerikan, Antony Blinken, pasi patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, iu ndalua hyrja në Kosovë.
Në një letër të publikuar në faqen zyrtare të tyre, thuhet se janë shprehur shqetësimet e paraqitur nga hierarkët e Kishës Ortodokse Serbe në Amerikën Veriore, Qendrore dhe Jugore në lidhje me ndalimin e vizitës.
“Patriarku Porfirije, në këtë mënyrë, nuk ishte në gjendje të ishte me besimtarët ortodoksë serbë në Kosovë në ditët para Lindjes së Krishtit.” – thuhet në këtë letër.
Tutje, shkruan se i është kërkuar sekretarit që të lehtësojë paqendhe të drejtat e njeriut e liritë fetare të serbëve në Kosovë.
Njoftimi është shpërndarë edhe nga manastiri i Deçanit.
“Kryepeshkopi grek ortodoks i Amerikës, Elpidophoros, kryetari i Asamblesë Ipeshkvore Ortodokse në ShBA i shkroi një letër Sekretarit të Shtetit, duke i bërë thirrje për lirinë e lëvizjes, të drejtat fetare dhe njerëzore të të krishterëve ortodoksë në Kosovë.” – thuhet në postimin e tyre në Twitter.
#Greek #Orthodox Archbishop of America Elpidophoros (Ecumenical Patriarchate) Chairman of Orthodox Bishops Assembly in US wrote a letter to the State Secretary appealing on freedom of movement,religious & human rights of the Orthodox Christians in #Kosovo https://t.co/Z3Nqq1hSNu pic.twitter.com/1bCwTqsjDp
— Dečani Monastery (@DecaniMonastery) January 3, 2023