Stano: BE dhe NATO kanë bashkëpunim të ngushtë, rasti i fundit në veri të Kosovës

Aktuale

Stano: BE dhe NATO kanë bashkëpunim të ngushtë, rasti i fundit në veri të Kosovës

Më: 4 janar 2023 Në ora: 16:12
Peter Stano

Bashkimi Evropian ka thënë se ka bashkëpunim shumë të ngushtë dhe të mirë me NATO-n. 

Kështu ka thënë zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme, Peter Stano për nënshkrimin e një deklarate të përbashkët mes BE – NATO.

Ai ka përmendur bashkëpunimin e EULEX-it me KFOR-in në veri të Kosovës gjatë tensioneve të fundit, ku serbët vendosën barrikada. 

“Nuk është sekret që në kontekstin aktual strategjik bashkëpunimi i BE-së me NATO-n është më i rëndësishëm dhe relevant se kurrë më parë. Kjo është parë edhe në praktik. Rasti i fundit ishte në veri të Kosovës mes Krishtlindjeve dhe pushimeve për Vitin e Ri, kur BE-ja dhe NATO u koordinuan ngushtë në terren. Po ashtu jemi të koordinuar dhe po punojmë shumë ngushtë edhe në kontekstin e agresionit ilegal rus ndaj Ukrainës. Sigurisht se është e rëndësishme nënshkrimi i një deklarate të përbashkët, dhe presim të ndodhë kjo sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Stano.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat