Musliu: Degradimi i komunikimit dhe i bashkëpunimit me SHBA-në nuk guxojnë të tolerohen

Aktuale

Musliu: Degradimi i komunikimit dhe i bashkëpunimit me SHBA-në nuk guxojnë të tolerohen

Më: 4 janar 2023 Në ora: 19:43
Ganimete Musliu

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të jetë transparente ndaj qytetarëve sa i përket dialogut.

Ajo përmes një postimi në Facebook  ka thënë se deklarata e ambasadorit Hovenier, se njohja mes Kosovës dhe Serbisë tani nuk është e mundur, sipas saj, nuk mund të kalohet thjeshtë  në qetësinë e festave të vitit të ri.

“Deklarata e Ambasadorit amerikan se: “Njohja mes Kosovës dhe Serbisë tani nuk është e mundur”,  s’mund të kalohet thjeshte e të heshtet në qetësinë e festave të vitit të ri. Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të jetë transparente  ndaj qytetarëve sa i përket dialogut”, ka shkruar ajo.

Sipas Musliut, degradimi i komunikimit dhe i bashkëpunimit me SHBA-në nuk guxojnë të tolerohen.

Teksa theksoi se Qeveria e Kosovës duhet të jap llogari për nivelin shkatërrues qeverisës.

“Eksperimentet  si ato në veri të Kosovës qe ndodhen në fundvitin qe lam pas, degradimi i komunikimit dhe i bashkëpunimit me SHBA-të nuk guxojnë të tolerohen. Qeveria e Kosovës duhet të jap llogari për nivelin shkatërrues qeverises”, shkroi tutje ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat