Ish kryeministri Avdullah Hoti në një postim të tij në Facebook ka kujtuar kolonelin Tahir Zemaj, 20 vite nga vrasja e tij.
Hoti shkruan në Facebook se vrasja e tij ishte për luftën e drejtë për liri dhe pavarësi.
Postimi i plotë;
20 vite nga vrasja e kolonel Tahir Zemaj, të birit Enis Zemaj dhe kryetarit të Forumit të Rinisë së LDK-së në Deçan, Hasan Zemaj.
Vrasja e tyre ka qenë vrasje për luftën e drejtë për liri dhe pavarësi.
Kujtimi për ju qoftë i përhershëm!
Lavdi e përjetshme Kolonel!