“Arma s’është gjetur”, Makshana: Çfarë ka ndodhur më parë në lokalin “Kobra City” ku u vra i riu

Aktuale

“Arma s’është gjetur”, Makshana: Çfarë ka ndodhur më parë në lokalin “Kobra City” ku u vra i riu

Më: 4 janar 2023 Në ora: 20:40
Lavdim Makshana

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Lavdim Makshana foli në lidhje me ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në Prizren ku Dibran Hoxhaj dyshohet se vrau 31-vjeçarin nga Kukësi Visart Cengu.

Në një intervistë për Euronews Albania, Makshana theksoi se Hoxhaj është dënuar rreth 16 herë, mirëpo asnjëherë nuk ka qëndruar në burg.

Më tej ai theksoi se ende nuk është gjetur arma e krimit ndërsa ngriti dyshimet se Hoxhaj ka pasur dhe bashkëpunëtorë të tjerë.

“Ai është dënuar tre  herë me dënim me kusht  por jo m burgim. Si duket ky i dyshuari ka arritur t’i shpëtojë drejtësisë 16 herë. Arsyeja është ekstrem banale, por personi i dyshuar ka qenë i armatosur dhe deri më tani arma nuk është gjetur. Dyshohet se ka pasur dhe bashkëpunëtorë të tjerë. Dyshohet se në këtë lokal ku ka ndodhur rasti ka pasur probleme dhe të mëparshme, të natyrës së njëjtë, mirëpo nuk kemi pasur një reagim të institucioneve. Ka pasur një neglizhencë të institucioneve.”- tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat