Bashkëshortja e Jakup Krasniqit mbështet kërkesën që lulëkuqja të jetë simbol i përkujtimit të të viktimave të gjenocidit në Kosovë

Aktuale

Bashkëshortja e Jakup Krasniqit mbështet kërkesën që lulëkuqja të jetë simbol i përkujtimit të të viktimave të gjenocidit në Kosovë

Më: 4 janar 2023 Në ora: 21:47
Jakup, Sevdije Krasniqi

Bashkëshortja e Jakup Krasniqit mbështet kërkesën që lulëkuqja të jetë simbol i përkujtimit të të viktimave të gjenocidit në Kosovë.

Sevdije Krasniqi, bashkëshortja e Jakup Krasniqit, përfaqësuesit politik të UÇK-së, përkrah kërkesën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” që lulëkuqja me katër petale të jetë simbol i përkujtimit të të viktimave të gjenocidit në Kosovë.

Duke shfrytëzuar profilin e vajzës së tyre Gresa Krasniqi në rrjetin social Facebook, Sevdije Krasniqi tha se mbështet nismën e Qendrës “GJENOCIDI NË KOSOVË – PLAGË E HAPUR” nën udhëheqjen e mikut të Jakupit dhe intelektualit të shquar të çështjes kombëtare, Bardhyl Mahmuti, që lulëkuqja me katër petale te bëhet simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë- Plagë e hapur” falënderon përzemërsisht bashkëshorten dhe bashkëluftëtaren njërës nga figurat më të rëndësishme të historisë moderne Jakup Krasniqi që padrejtësisht mbahet në Hagë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat