Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci sot ka vizituar Departamentin më të madh në Botë të Policisë, atë të Nju Jork-ut.
Ai aty u njoftua se punojnë qindra bashkëkombas tanë, dy nga të cilët i takoi personalisht.
“Vizita me menaxhmentin e këtij Departamenti u bë edhe më e përzemërt kur u njoftova se aty punojnë qindra bashkëkombas tanë që me sukses e përkushtim kryejnë detyrat e tyre dhe për këtë njihen si shembuj të punës së devotshme brenda Policisë së Nju Jork-ut, me dy nga të cilët edhe i takova në hapësirat e Departamentit.
Është kënaqësi e vërtetë kur njihemi me arritjet e shqiptarëve në shtetet ku veprojnë e punojnë, që dëshmon aftësinë dhe seriozitetin e bashkëkombasve tanë të zellshëm e të suksesshëm”, shkruan ai.