Dje, ish deputeti Gani Geci, njoftoi se në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Mitrovicë ka filluar mbajtjen e burgut prej 3 vite e 6 muaj, si i dënuar për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit.
Geci për në burg u shoqërua nga familjarë të tij, por aty ishte edhe drejtuesi i Illyrian Eagles apo Shqiponjat Iliriane, Sabi Kaçanolli.
Madje, Kaçanolli publikoi fotografi pak qaste para hyrjes në burg të Gecit, ku atij i uroi lirim sa më të shpejtë.
Postimi i plotë
04.I.2023 Prishtinë.
Shoku jem i pathyeshëm Gani Geci të dëshiroj lirim sa ma të shpejt, çdoherë je kanë i fortë dhe edhe këtë sfidë ke me kalue siç kem kalue edhe shumë sfida tjera së bashku.