KFOR-i, sot rreth orës 12:00 nisi largimin e dy kamionëve të bllokuar, që ishin pjesë e barrikadave në veri, përtej fshatit Grabovc, komuna e Zveçanit, përkatësisht te vendi i quajtur "Përroi i Zhazhës".
Dhjetëra automjete të rënda të KFOR-it larguan dy kamionët.
Kështu, shumë shpejt do të hapet rruga alternative që lidh fshatin Zhazhë të banuar me shqiptarë me Zveçanin, përkatësisht Mitrovicën.
Edhe Policia e Kosovës po asiston në këtë operacion.
Misioni i KFOR-it në Kosovë, para dy ditësh ka kryer disa operacione inxhinierike në veri të vendit, duke i larguar nga rruga automjetet e bllokuara që kanë mbetur në atë pjesë.
Ndryshe, të enjten e 29 dhjetorit në veri të vendit serbët kanë larguar barrikadat e vendosura nga bandat kriminale në veri të vendit, por aty kanë mbetur disa kamionë të djegur nga vetë ata.
Ndërsa, vendosja e tyre është bërë për të kundërshtuar arrestimin e një ish-polici serb nga Policia e Kosovës, Dejan Pantiq, i cili ditë më parë është dërguar në arrest shtëpiak.
Gjatë zhbllokimit nga barrikadat, dhjetëra vetura të Policisë së Kosovës kalojnë në Jarinjë
KFOR-i ka larguar sot barrikadat e vendosura nga serbët në Jarinjë, përkatësisht te vendi i njohur si Përroi i Zhazhës.
Gjatë zhbllokimit të rrugës, te vendi i njëjtë, janë parë vetura të Policisë së Kosovës duke kaluar.
KFOR-i i largon barrikadat në Jarinjë
Njësitet e KFOR-it janë duke qëndruar në Jarinjë, përkatësisht te vendi i njohur si Përroi i Zhazhës.
Gazetari Unitet Berisha, është duke qëndruar në vendin e ngjarjes dhe raporton se KFOR-i është duke i larguar barrikadat atje.
Kjo është lëvizja e fundit e KFOR-it në veri
Policia e Kosovës, ka informuar se sot njësitet e KFOR-it do të largojnë mjetet e rënda (kamionët) e dëmtuar, të cilët kanë qenë të vendosur në lokacionin e quajtur "Përroi i Zhazhës".
Për shkaqe pune dhe sigurie, siç është bërë e ditur nga PK, nga mengjesi një korsi e rrugës do të mbyllet për qarkullim, përderisa në mesditë përreth dy orë do të mbyllet komplet rruga për qarkullim në drejtimin Mitrovicë - Jarinje, deri sa të largohen mjetet e rënda, për t’u mundësuar qarkullimin dhe lëvizjen e lirë të mjeteve dhe qytetarëve.
“Përgjatë kësaj kohe njësitet policore do të asistojnë KFOR-in, si dhe do të ri-orientojnë trafikun.”, është bërë e ditur në njoftimin e Policisë.