Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku përmes një postimi në Facebook shkruan se duhet marrë me rezerva deklaratat nga Beogradi.
Sipas saj, ҫfarë thonë eksponentët në Beograd nuk e trajtoj kurrë si të mirëqenë.
“E di çka kanë thanë për mua dhjetëra herë. Vec alien nuk më patën bërë”, shkruan ajo në Facebook.
Postimi i plotë:
Nga përvoja, gjithmonë duhet marrë me rezervë deklaratat nga Beogradi. Në raport me Kosovën ata vazhdimisht synojnë të krijojnë mjegull dhe huti. Çka thonë eksponentët në Beograd nuk e trajtoj kurrë si të mirëqenë. E di çka kanë thanë për mua dhjetëra herë. Vec alien nuk më patën bërë.
Mirëpo ajo që më shqetëson është heshtja e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Sigurisht unë e kuptoj natyrën e punës dhe diskrecionin që ndonjëherë ta imponon diplomacia. Po një përgjigje duhet dhënë.